I humbi zgjedhjet, dorëhiqet kryeministri suedez

17 shtator 2026 | 14:35

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dhënë dorëheqjen pasi blloku i tij i krahut të djathtë në pushtet u mund ngushtë nga opozita e qendrës së majtë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Kristersson e ka bërë njoftimin përmes një postimi në “X” të enjten pasdite, pasi votat paraprake nga zgjedhjet e së dielës treguan se rreth 50 mijë vota ndanin dy blloqet në vendin me rreth 10 milionë banorë.

Partitë opozitare, të udhëhequra nga Magdalena Andersson e Social Demokratëve, duket se do të fitojnë 176 vende në Riksdag, parlamentin suedez me 349 ulëse.

Kristersson, një konservator, ishte mbështetur në qeveri nga Demokratët e Suedisë (SD), parti e krahut të djathtë anti-imigracion, dhe u kishte premtuar atyre vende pune në kabinet nëse fitonte zgjedhjet.

Blloku i tij i krahut të djathtë duket se do të fitojë 173 vende në Riksdag, sipas të dhënave nga Autoriteti Zgjedhor Suedez.

Rezultatet do t’i nënshtrohen certifikimit zyrtar në ditët në vijim dhe pritet të finalizohen këtë fundjavë.

Në Suedi ekzistojnë dy blloqe kryesore politike, me katër parti në të djathtë dhe katër në të majtë – kështu që suedezët janë mësuar me qeveri koalicioni dhe pakice, raporton “BBC”.

Andersson ka nisur bisedime me partitë e tjera të opozitës: Partinë e Majtë, Partinë e Qendrës dhe Partinë e Gjelbër për formimin e një qeverie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit…