Nga QKUK-ja transferohet në Shkup për trajtim personi që ra në greminë në Istog

10 janar 2024 | 22:28

Një person mesditen e sotme ka rënë në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut. Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Por ai tashmë është transferuar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm.

Agron Çitaku mjek kujdestar në Qendren Emergjente në QKUK,  i ka thënë “Indeksonline” se personi në fjalë, është dërguar për trajtim të boshtit kurrizor në Shkup.

“Pacienti është transferuar në Shkup, për trajtim të boshtit kurrizor”, tha Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër viktimë nga operacionet plastike është shënuar së fundmi…