Nga rrjedhja e gazit e një fabrike në Indi, njerëzit panë ferrin me sy

10 maj 2020 | 11:16

Në mëngjesin e së enjtes indianët u zgjuan me lajmin e tmerrshëm për rrjedhjen e një gazi kimik në Visakhapatnam të Indisë. Së paku tetë persona vdiqën dhe mijëra të tjerë janë dërguar në spitale. Komisionari i këtij vendbanimi ka konfirmuar se gazi i rrjedhur është i njohur me emrin stirenë dhe ka rrjedhur nga fabrika “LG Polymers”, që është në pronësi të prodhuesit të baterive nga Koreja Jugore, “LG Chemical Ltd”.

Sitera është gaz shumë i ndezshëm dhe kur digjet, e liron një gaz helmues.

Drejtori i Forcës Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, S.N. Pradhan, tha se gazi i stirenës prek sistemin nervor qendror, fytin, lëkurën, sytë dhe pjesë të tjera të trupit.

Policia lokale tha se gazi ka rrjedhur nga dy rezervuarë me kapacitet prej pesë mijë tonëve dhe ngjarja nuk është vërejtur për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit.

Besohet se gazi kishte filluar të rridhte mes orës 2 e 30 deri në orën 3 të mëngjesit dhe ishte shpërndarë në së paku pesë fshatra, shkruan “Vice”, transmeton Express.

Liderët lokalë kanë kërkuar hetime për rrjedhjen e gazit dhe mbylljen e fabrikës pasi në internet u publikuan pamjet e tmerrshme të njerëzve pa vetëdije dhe gjedheve të ngordhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një adoleshent është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi ka…