Nga sot afër çdo produkti do të vendoset flamuri i shtetit të origjinës

16 janar 2019 | 12:52

Ka filluar të zbatohet amendamenti i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit ta vendosë flamurin e shtetit të origjinës.

Kështu ka bërë me dije të mërkurën kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti.

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në emër të PSD-së dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amendamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti të vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë për t’i lexuar dhe për t’i njohur barkodet. Lehtë është për të parë se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili është prodhim vendor”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë…