Nga sot deri më 3 janar në Prishtinë ndalohen fishekzjarrët

20 dhjetor 2019 | 10:16

Kryetari i Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ky vendim, sipas një njoftimi për media, vlen nga sot më datë 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i poetit hebre me origjinë austriake, Erich Fried, “Njëri…