Nga sot, pajisjet dimërore të detyrueshme për të gjithë shoferët

15 nëntor 2019 | 09:03

Nga sot të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të përgatitet për sezonin dimëror, i cili zgjatë deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në shënim të ditës botërore të përkujtimit…