NGJARJE KULMORE TË HISTORISË KOMBËTARE: THEMELIMI DHE DALJA PUBLIKE E UÇK-së

27 nëntor 2022 | 23:52

Shkruan: Mustafë Xhemaili

Ndër ngjarjet kulmore të historisë sonë kombëtare, ndërlidhen dy veprime politike dhe luftarake që shkojnë bashkarisht: themelimi i UÇK-së më 17 nëntor 1994, duke u pasur shpejt me daljen e saj publike, pikërisht Ditën e Flamurit, më 28 nëntor (1997).

Themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me akronimin e famshëm UÇK, e krijuar dhe e përgatitur ushtarakisht për luftë çlirimtare nga Lëvizja Popullore e Kosovës, vetëm pas tri vitesh, do të shpërfaqet publikisht, pikërisht më 28 nëntor 1997, në zemër të Kosovës.

Veprimin dhe ekzistimin e saj luftarak për çlirimin e Kosovës me armë në dorë kundër Serbisë pushtuese, e shpallën tre luftëtarë të famshëm të radhëve të saj të veshur me uniformën e UÇK -së: Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj, në një manifestim të madh përkujtues për mësuesin Osman Gecin të vrarë nga ushtria serbe.

Nga kjo datë e deri në çlirim e Kosovës, UÇK, u zhvillua, u forcua dhe u shtri në gjithë Kosovën me shpejtësi të madhe e goditje të furishme ushtarake, politike dhe diplomatike, dhe me ndihmen e NATO-s dhe SHBA-ve, çliroi vendin në qershor të vitit 1999.

Padyshim, Epopeja e Familjes Jashari, heroika e Komadantit legjendar Adem Jasharit, ishte thelbi i forcës lëvizëse të UCK-së; motivi dhe frymëzimi i jashtëzakonshëm atdhetar, luftarak e sakrifikues për akte sublime që kërkonte atdheu deri në çlirim.

Lufta çlirimtare e UÇK -së u bë një meridian i ri i Globit, duke e nxitur gjithë opinion botëror që të drejtojë sy e veshë nga Kosova, e cila po e fitonte lirinë me armë për t‘u çliruar nga robëria shekullore e Serbisë. Bota po e shihte sy hapur se, së shpejti, do të krijohej një shtet i ri në Evropë, shteti më i ri në Planet – Republika e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u themelua këshilli inicues për themelimin e nëndegës së…