Ngordhin 500 mijë pula në Durrës, dyshohet për grip shpendësh

17 mars 2022 | 13:49

Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

Është bërë me dije se tri prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

Deri tani analizat kanë thënë se ka të bëjë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në “ABC Live”, drejtori i zonave të mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi, i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën greke.

Thanasi ka thënë se deri më 10 mars nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë.

Por, në rast se do të ndodhte ai ka thënë se janë të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes.

Më tutje, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund ta shohin në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ndihet më e lumtur se kurrë. Ajo po…