Ngrihet aktakuzë për vrasje në fshatin Studenqan të Suharekës

12 qershor 2019 | 15:37

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.G., për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi. 1.3, “Vrasje në tentativë” nga neni 178  lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 në fshatin Studenqan, Komuna e Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllanë I.G., në atë mënyrë që hyn tek dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole të markës HS -9 e cal. 9×19 mm shtënë një herë në drejtim të I.G., dhe pas të shtënës i ndjeri I.G., i plagosur ikë brenda në shtëpi, ku i akuzuari fillon ta ndjek atë nga pas. “Ndërkohë e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, e hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., të plagosur. I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vije deri te vdekja e të ndjerit I.G”, është thënë në njoftimin për media.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës…