Nis asfaltimi i segmentit të rrugës Marinë-Tërstenik

28 shtator 2018 | 14:12

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar vendin ku kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Rajonale R129, segmenti Marinë-Tërstenik, në gjatësi prej 3 kilometrash.

Lekaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse.

Bëhet me dije se ky projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe bën pjesë në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, për modernizimin e rrugëve anembanë Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të dhjetëra takimeve që ka zhvilluar me homologë…