Nis ekzekutimi i 170 eurove të Pakos Emergjente

10 gusht 2020 | 08:21

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente për muajt të cilët nuk janë paguar.

Bajrami në një shkrim publikuar në “Facebook” ka thënë se do të ekzekutohen të gjitha mjetet të cilat ka qenë e pamundur të kryhen pa rishikim të buxhetit.

Shkrimi i ministres:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ka raportuar 23.010 raste të reja me COVID_19 në…