Nis ekzekutimi i pakos emergjente i masës 15, përfitojnë mbi 27 familje

10 gusht 2020 | 14:39

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se ka filluar ekzekutimi i transferit për pagesën e masës 15 të pakos emergjente fiskale për 27 572 familje.

Bajrami ka thënë se këto mjete mund të tërhiqen nga e dita e mërkurë.

“Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdhëruar transferin për pagesën e 27 572 familjet përfituese të masës 15, për muajin maj dhe qershor njëkohësisht, duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen me prioritet nga organi kompetent. Tërheqja e mjeteve mund të behet nga data 12 gusht (e mërkurë), për shkak të aspekteve operacionale ashtu që mjetet të tërhiqen nëpër zyra postare sa më afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu në respektim të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK),…