Nis gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas

12 shkurt 2019 | 12:26

Gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas, të përfshirë në një përpjekje për t’u ndarë nga Spanja në vitin 2017, nisi të martën në Gjykatën Supreme të Madridit.

Të pandehurit, të cilët përfshijnë ish-ministra, ish-kryetarin e Parlamentit të Katalonjës dhe udhëheqës të organizatave pro pavarësisë – përballen me akuza si: rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim i fondeve publike.

Të gjithë ata i mohojnë akuzat kundër tyre.

Në Kataloni, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar…