Vriten pesë policë pakistanezë

12 shkurt 2019 | 12:23

Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar ka hapur zjarr në makinën e tyre, kanë njoftuar zyrtarët e një province në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët lokal i kanë thënë “Radios Evropa e Lirë”, se policët janë vrarë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare.

Dy policë tjerë mbeten të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkelqim Millaku Libri “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI”, Prishtinë,…