Nis hapja e 101 barnatoreve në kuadër të klinikave dhe reparteve të QKUK-së

10 shtator 2019 | 16:29

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije hapja e 101 barnatoreve të reja të klinikave dhe reparteve në QKUK.

Ai ka thënë se çdo barnatore do të jetë e monitoruar nga kamerat, duke shtuar se asnjë ilaç nuk do të humbasë.

“Ka nisur hapja e 101 barnatoreve të reja të klinikave dhe reparteve në QKUK, që pacientët t’i kenë afër dhe të sigurta barnat për të cilat kanë nevojë. Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Çdo barnatore tashmë është e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbasë më”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: indoorImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table, office and indoorImage may contain: 1 personImage may contain: 2 people, people smiling, people standing, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  për muajt janar–gusht 2019 nga…