Nis iniciativa në Zvicër: Çdo qytetari nga 7 500 franga

21 tetor 2020 | 08:37

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF.

Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër.

Sipas planit, nga Banka Kombëtare e Zvicrës do të kërkohet të paguajë 7 500 franga për çdo qytetar me nënshtetësi zvicerane.

E njohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin te çdo qytetar zviceran, përfshirë fëmijët.

Në zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100 000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim.

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF.

Paratë duhet t’i paguhen secilit qytetar më pak se një vit pas referendumit dhe do të vijnë nga paratë e shtypura rishtas, raporton media zvicerane Watson, përcjell albinfo.ch.

Paratë do të përjashtoheshin nga taksat.

Organizatorët argumentojnë se ka një sërë gjërash pozitive: “Eksportet, normat e interesit, inflacioni dhe investimet do të rriteshin”.

Nënshkrimet duhet të mblidhen deri më 22 prill 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Jeffrey Toobin, gazetar i njohur i “The New Yorker”…