Nis java e festës së Pavarësisë së Kosovës edhe në Hello Kids Academy

14 shkurt 2023 | 22:43

Më 17 shkurt Republika e Kosovës shënon 15-vjetorin e themelimit.

Kjo javë në gjithë vendin shënohet me aktivitete të ndryshme që i dedikohen shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Për këtë datë të rëndësishme edhe institucioni parashkollor Hello Kids Academy në Prishtinë ka nisur aktivitetet, ku fëmijët e këtij kopshti për dy ditë kanë realizuar vizatime të ndryshme për 17 shkurtin.

Kjo nuk përfundon vetëm me kaq, më 16 shkurt Hello Kids Academy do të ketë një program të pasur kulturor-artistik për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë orës në lëndën e artit në Gjimnazin “Sami Frashëri”…