Nis maratona “Prishtina 2022”

25 shtator 2022 | 11:58

Në orën 09:00 ka nisur maratona “Prishtina 2022”.

Ky aktivitet është organizuar nga Federata e Atletikës dhe Departamenti i Sporti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Kryetari i Federatës së Atletikës ,Halil Sylejmani, tha që kjo garë është shumë e rëndësishme dhe që në këtë garë po marrin pjesë garues me renome ndërkombëtare.

“Unë mendoj që kjo maratonë që në fillim, është jo thjesht e rëndësishmesh por është super e rëndësishmesh, sepse kjo garë e cila mbahet e 20-ta me radhë e ka dhënë provimin vete dhe këtu ka pruar garues me renome ndërkombëtare. Këtë garë unë mendoj që çdo qytetar i Kosovës duhet ta përkrah në çfarëdo forme që mundet, po ashtu falënderoj bashkorganizatorët”, tha Sylejmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka ofruar garanci ushtarëve rusë…