Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e pranishme edhe PDK-ja

13 shkurt 2020 | 14:12

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të diskutohet lidhur me propozimin për komisionet parlamentare.

Kjo mbledhje është  thirr nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas dështimit të votimit për formimin e këtyre komisioneve në seancën e parë të rregullt të mbajtur gjatë ditës.

Paraprakisht Kryesia e Kuvendit kishte propozuar që të formoheshin 14 Komisione Parlamentare, propozim ky që nuk i morri 2/3 e votave të nevojshme nga kuvendi, në mungesë kuorumi.

Mbledhjes së tretë të Kryesisë së re të Kuvendit i është bashkuar edhe PDK-ja.

Partia më  e madhe opozitare i kishte bojkotuar dy mbledhjet e para pas një veprimi të kryeparlamentares Osmani, e cila kishte larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj, duke e zëvendësuar me atë të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesin special për…