Nis ndërtimi i një parku të ri afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

04 janar 2023 | 16:40

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se ka filluar të ndërtohet një park tjetër publik, në afërsi të sheshit “Adem Jasharit”.

Sipas Nurës, ky park do të jetë në shfrytëzim nga qytetarët, veçanërisht nga fëmijët, pasi do të jetë i pajisur me këndin e lojërave të ndryshme dhe do të jetë i rrethuar nga pjesë të gjelbëruara, të cilat do ta shndërrojnë këtë pjesë në hapësirë rekreative shumë të bukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar të mërkurë Ligjin…