Nis ndërtimi i rrugës Kozhicë – Qyqavicë

06 nëntor 2023 | 16:04

Komuna Skenderaj ka nisur edhe një projekt kapital, atë për ndërtimin e rrugës Kozhicë – Qyqavicë.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen edhe rrugët tjera të fshatrave të bashkësisë lokale të Qirezit, që nuk kanë qenë të përfshira deri më tani.

“Po përmbushet zotimi ndaj bashkëqytetarëve tanë, edhe po hedhet një hap tjetër drejt zhvillimit të turizmit malor të bukurive rrëzë Qyqavicës!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me…