Nis plotësim-ndryshimi i Ligjit për Noterinë

01 nëntor 2022 | 13:30

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Noterinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj, ka përshëndetur fillimin e punës së grupit punues, me ç’rast ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë proces dhe posaçërisht Odën Federale të Noterëve në Gjermani, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në përmirësimin dhe avancimin e kornizës ligjore të sistemit noterial të Kosovës.

Më tutje, Haxhiu theksuar se me qëllim të forcimit të mëtejmë të shërbimit të noterisë është e rëndësishme që korniza ligjore të jetë e përshtatshme dhe t’iu mundësojë qytetarëve qasje sa më të lehtë në shërbime noteriale dhe këto shërbime të jenë sa më cilësore dhe të ofruara me shumë përgjegjësi e profesionalizëm.

“Në ligjin aktual për noterinë, janë identifikuar në praktikë vështirësi që ndërlidhen me çështje të ndryshme të sistemit të noterisë që përfshijnë kushtet për ushtrimit e detyrës së noterit, kushtet dhe organizimin e provimit për noterinë, territorin zyrtar dhe shërbimet noteriale elektronike”, ka thënë Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enca Haxhia është kujdesur sërish që të ngacmojë imagjinatën e…