Nis puna në rrugën Mushtisht-Brezovicë

06 tetor 2021 | 18:27

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Hysen Durmishi ka bërë me dije se ka filluar ndërtimi i rrugës nga Mushtishti i Suharekës për në Brezovicë.

Durmishi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se “Rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar e konstatuar si interes për zhvillimin e turizmit para shumë e shumë vitesh.”

Postimi i plotë i Durmishit:

Rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar e konstatuar si interes për zhvillimin e turizmit para shumë e shumë vitesh.

Flora e fauna në këtë pjesë të bjeshkëve të Sharrit është e jashtëzakonshme. Bukuritë natyrore janë përrallore. Ndërtimi i infrastrukturës i paraprinë edhe investimeve tjera për zhvillimin e turizmit.

Prandaj po investojmë në ndërtimin e kësaj rruge me interes të veçantë. Shpejtë do të zgjidhen disa probleme të vogla pronësore në mënyrë që të shtohet dinamika që rruga të përfundoj vitin e ardhshëm.

Angazhohemi vazhdimisht e pandërprerë që t’i zgjidhim të gjitha problemet, që t’a rrisim cilësinë e punimeve dhe që të vazhdojmë me projekte të reja të rëndësishme për shtetin tonë dhe kombin tonë në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit,…