Nis rregullimi i kanalizimit në Dragaqinë të Suharekës

09 prill 2018 | 16:22

Në komunën e Suharekës janë duke vazhduar projektet të cilat kanë synim mirëqenin e qytetarëve.

Kryetari i komunë së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se tani ka
filluar rregullimi i kanalizimit në Dragaqinë.

“Ky projekt do të vazhdojë së implementuari me intensitet të shtuar të punimeve. Në secilën hapësirë të komunës tonë, do të jemi vigjilent në mbikëqyrjen e punimeve”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se në qytetin e Suharekës është duke vazhduar edhe pastrimi i rrugëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro Kosova – FSPE”, ka…