Nis sezoni dimëror për shoferët

15 nëntor 2018 | 09:01

Sot fillon sezoni dimëror, i cili zgjat deri më 15 mars 2019.

Nga 15 nëntori, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor në Kosovë duhet patjetër t’i kenë pajisjet dimërore.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Shoferi që vozit automjet pa pajisje dimërore në këtë sezon dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh. Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Sipas Udhëzimit administrativ për pajisje dimërore, të nxjerrë më 24 mars 2017, nga Ministria e Infrastrukturës, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Zogaj është një nga sportistët shqiptar që po e…