Nis vaksinimi në Kamenicë, Kastrati i jep përparësi personelit shëndetësor

07 prill 2021 | 15:52

Komuna e Kamenicës, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka nisur vaksinimin e personelit shëndetësor kundër Covid-19.

Me këtë rast, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar ekipin e vaksinimit dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë.

“Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Kamenicë. Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2. Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë. Qofshi shëndosh”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se shpreson që sa më shpejt të vaksinohen edhe pjesa tjetër e stafit dhe qytetarët.

Ndryshe personi i parë i cili është vaksinuar ishte drejtori i QKMF-së, Besim Beqiraj, ndërsa kryetari Kastrati ishte vetëm prezent gjatë këtij procesi, duke u lënë hapësirë që të vaksinohen ata që më së shumti kanë nevojë.

May be an image of 4 people, people standing, indoor and officeMay be an image of one or more people, people standing and indoorMay be an image of one or more people, people standing and indoorMay be an image of one or more people, people standing and indoorMay be an image of 4 people, people standing and indoorMay be an image of 1 person, standing and indoorMay be an image of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para…