Nisin aktivitetet për shënimin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorëve Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

28 janar 2023 | 19:36

Në kuadër të Flakës së janarit të viteve të nëntëdhjeta në komunen e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisën aktivitetet për shënimin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe SHKL “Tafil Kelmendi”.

Gjithashtu u bë përurimi i librit “Rasim Thaçi- idealisti që krijoi ura mes njerëzve” si dhe u mbajt ora letrare me poetët nga Kukësi, Prizreni, Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Klina, Peja, Bajram Curri dhe Malisheva, të cilët kishin konkurruar në konkursin letrar të shpallur nga DKRS dhe SHKL “Tafil Kelmendi”.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Shoqatën për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi’’, Fitim Shala, tha se sot përkujtojnë dëshmorët e rënë në janarin e vitit 1990.

“Në janarin e përflakur e historik, në Malishevën e vogël që dridhi dhe shëmbi themelet e një Jugosllavie të madhe fashiste. Në Malishevën e kundërshtimeve të mëdha e të vendosura kundër regjimit të Serbisë e të Jugosllavisë, në Malishevën e organizimeve të mëdha për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Malishevën e proceseve të njëpasnjëshme e historike, dhe vazhdoi, më 29 janar, u organizua një demonstratë e madhe në Malishevë, e cila vazhdoi edhe më 30 janar 1990. Në këtë demonstratë, Aliu, bie dëshmor bashkë me Hysni Mazrekun të pabindur e të panënshtruar ndaj regjimit të Jugosllavisë’’, ka theksuar Shala.

Në fund të këtij aktiviteti u shpallën fituesit e konkursit letrarë: Çmimi i parë i takoi poetit Prend Buzhala. Çmimi i dytë i takoi poetes Shefqete Gosalci. Ndërkaq çmimi i tretë i takoi poetit Lulzim Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë…