Nisin bombardimet e rënda në Kiev, situatë e ngjashme edhe në Kharkiv

02 mars 2022 | 00:34

Nata e gjashtë e luftës ka nisur me bombardime shumë më të forta në Kiev dhe në Kharkiv, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, ku njerëz të shumtë kanë filluar të shpërndajnë statuse në Twitter, duke treguar eksperiencat e tyre nga zonat ku ndodhen.

Sipas raportimeve të medias ukrainase “The Kyiv Indipendent”, bombardimet janë përqëndruar në zonën e Vyshneve, në periferi të Kievit.

Lagjet nën sulm aktualisht, janë ato të Rusanivka, Kurenivka, Boiarka dhe e gjithë zona përreth aeroportit ndërkombëtar të Kievit.

Bombardime shumë të forta kanë nisur edhe në Kharkiv, ku qyteti i dytë më i madh në vend, po përballet me agresorin rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i…