Nisin punën 85 inspektorët e rinj të AUV-it

31 gusht 2021 | 15:27

Kanë nisur punën 85 inspektorët e rinj të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për mbikëqyrje të zbatimit të masave Covid-19.

Me këtë rast, Flamur Kadriu drejtori ekzekutiv i AUV-it, u ka uruar mirëseardhje 85 inspektorëve të rijnë të cilët janë angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave Covid-19. Ai ka shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë dhe duke parë situatën epidemiologjike ne të cilën gjendemi.

“Kërkojë angazhim maksimal që bashkë me institucionet tjetra ligjzbatuese për mbikëqyrje të masave, Policinë e Kosovës do të bartni mbi supe menaxhimin për mbikëqyrje të masave. Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve ”, ka thënë Kadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni ishte futbollisti i radhës që doli në konferencën…