Nisin punimet në projektin ‘Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë’

11 shtator 13:12

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit të martën kanë nisur punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin kryetari Smajl Latifi, drejtori i DBPZHR-së, Berat Duraku, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë dhe pikërisht nga dalja e ujit nga shtrati i këtij përroi janë vërshuar shumë toka bujqësore dhe ekonomi familjare. “Përfundimi i këtij projekti hap rrugë për projektin tjetër të ndërlidhur për kullimin e tokave bujqësore të fermerëve të vyeshëm të këtij fshati”, ka thënë Latifi.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit i cili kap vlerën prej 178,000 euro dhe që ka një gjatë si prej 1237 metra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Jakup Krasniqi Gjëja e parë që duhet ta bëjë…