Nisin punimet në rrugën ‘Fadil Ferati’ në Istog

02 maj 2023 | 21:07

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka bërë të ditur se ka filluar punimet në rrugën “Fadil Ferati”.

Sipas tij, ky projekt është vazhdim i “Ndërtimit të Infrastrukturës në Istog” e cila lidhet me rrugën “Bajram Gashi” dhe do të vazhdoj me fazën e tretë deri tek “Sheshi i Gjakut”.

“Standard i ri në infrastrukturën e qytetit, e cila do të funksionoj në të mirë të komunitetit, me parkun e qytetit, parking për vetura, hapësirë gjelbëruese, trotuare për këmbësorët e ndriçim i ri. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Istogu për të gjithë!”, ka shkruar Ferati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku raportohet se…