Nisin punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

22 mars 2019 | 13:51

Kanë nisur punimet në rrugën nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në segmentin në segmentin e ri Lumëmadh-Gojbule.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Këto punime do të realizohen me anë të huamarrjes nga fondi saudit për zhvillim dhe OFID, e që ky segment prej 9.7 kilometrash kushton rreth 24 milionë euro.

I lumtur me fillimin e këtyre punimeve është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Më vjen mirë që pas një periudhe kohore të pritjes së finalizimit të të gjitha procedurave për financim tash jemi në ditën e nisjes. Po nisim me pjesën e operimit të kësaj autorruge, duke iu afruar Mitrovicës. Nuk është e tepërt të thuhet se është një ndër rrugët më të rëndësishme të vendit tonë. Rrugë strategjike që na lidh me Mitrovicën, na lidh me ekonominë e vendit tonë dhe të Serbisë. Do të ndërtojmë rrugë. Do të ndërtojmë e do të hapim ura”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se sot për qytetarët e kësaj komune është një ditë e gëzuar meqë qyteti i tyre po bashkohet me autostradën.

Në këtë fillim të punimeve e pranishme ishte edhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila ka lutur operatorët që ta kryejnë punën sa më shpejt. Ajo ka thënë se na pret një verë e mirë, pasi në këtë përudhë do të vijnë kurbetqarët.

Shumë i lumtur më këtë investim është parë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka thënë se kjo rrugë e lidhë gjithë Kosovën.

Image may contain: 1 person, smiling, standing, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74…