Nisin punimet për memorialin dhe sheshin “Afrim Krasniqi”

07 nëntor 2022 | 13:35

Në praninë e familjarëve të dëshmorit të kombit “Afrim Krasniqi” dhe bashkëfshatarëve të fshatit Bardh, të hënën kanë nisur punimet në ndërtimin e sheshit dhe memorialit të dëshmorit “Afrim Krasniqi” ku i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorët, nënkryetarin Vesel Krasniqi, drejtorët komunalë Avdi Morina dhe Sylë Dukolli, etj.

Kastrati në nisjen e punimeve të sheshit dhe memorialit të dëshmorit të kombit “Afrim Krasniqi”, në fjalën e rastit theksoi se sot ndihet krenar që po nisin sheshin dhe memorialin e dëshmorit të kombit “Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh.

“Jam i përkushtuar që porosinë e dëshmorit të kombit dhe familjarëve të dëshmorëve ta jetësojmë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm, sepse duke kujtuar dëshmorët, ne kujtojmë luftën e tyre për çlirim, liri dhe pavarësi të Kosovës. Këto janë vlerat më sublime të kombit dhe shenjat e kujtesës sonë që do të jetojnë sa do të jetoi kombi shqiptar”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shotit në Ligën e Kampionëve është hedhur edhe shorti…