Nisin punimet për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Sadri Vishaj

04 shtator 2018 | 14:23

Në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit ka filluar punimet në ndërtimin e shtatores së dëshmorit të kombit Sadri Vishaj.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kjo shtatore do të përurohet më 11 shtator, pikërisht në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Vishaj.

“Punimet do të vazhdojnë tutje në ndërtimin e Kompleksit të Dëshmorëve në Lumbardh, Lloqan dhe Gllogjan”, ka thënë Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje Kuvendit…