Nisin punimet për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në Rahovec

07 gusht 2018 | 14:54

Në Komunën e Rahovecit kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve. Ky projekt do të zbatohet nëpër disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike për fillimin e punëve në projektin sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, Përparim Krasniqi, ka potencuar se kompania e kontraktuar nga komuna fillimisht është duke bërë piketimin në disa prej rrugëve kryesore si në rrugën “Xhelal Hajda-Toni” nga hyrja kryesore e qytetit në drejtim të rrugëve rajonale Rahovec-Drenoc.

Krasniqi ka bërë me dije se në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe vendosja e pengesave në rrugë, tabelat informuese për vendbanimet dhe tabelat për ruajtjen e mjedisit.

Mbikëqyrja e realizimit të projekti do të bëhet nga Drejtoria për Shërbime Publike, Drejtoria për Punë Inspektuese, Policia e Kosovës dhe ekspertë nga fusha e komunikacionit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është finalizuar iniciativa “Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!” e…