NISMA e Limajt zgjerohet në Klinë

12 maj 2018 | 16:25

Limaj thotë se janë në rrugë të drejtë

Mbështetja në Nismën Socialdemokrate po rritet çdo ditë e më shumë.

Nismës Socialdemokrate dega në Klinë i janë bashkuar disa anëtar të kryesisë së PDK-së, në këtë komunë.

Madje, në mesin e të aderuarve ka edhe kryetar nëndegësh të PDK-së në Klinë.

Prezent në këtë aderim ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se Nisma po tregon shembull se si qeveriset me vendin në mënyre transparente dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ai tha se partia të cilën ai e drejton i ka dyert e hapura për të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontributin e tyre në shërbim të vendit.

 “Tek Nisma Socialdemokrate ju do ta keni gjithë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme. Ju ftoj që këtë frymë e cila e ka përfshire vendin ta përçoni sa më shumë të të gjithë qytetarët e vendit. Nisma është parti e cila i rrinë afër njerëzve që kanë nevojë. Ne po tregojmë shembull se si qeveriset si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal”, tha Limaj të shtunën në Klinë.

E, Naser Morina kryetar i Nismës për Klinë tha se koncepti i Nismës po përqafohet nga të gjithë qytetarët e vendit.

Morina tha se Nisma në Klinë po zgjerohet çdo ditë e më shumë më kuadra të rinj.

Njerëzit, sipas tij, po i besojnë vizionit dhe filozofisë së Nismës Socialdemokrate.

Ndërsa Muhamet Gashi i cili deri tash ishte kryetar i degës së PDK-së, në Sferkë dhe anëtar kryesisë së PDK-së në Klinë tha se kanë zgjedhur t’i bashkohen Nismës pasi vlerësojnë se po bën punë të drejtë në të mirë të qytetarëve të vendit.

Përveç Gashit, Nismës i janë bashkuar edhe Kamer Raci, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Klinë dhe Mujë Gashi.

NISMA Socialdemokrate aktualisht është në proces të mbajtjes së Kuvendeve të Punës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi…