Nisma themelon edhe një nëndegë të re në Gjilan

06 maj 2018 | 22:24

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se ky subjekt politik po merr përkrahjen e qytetarëve të Gjilani.

Këtë deklaratë Hasani e dha pas formimit të një nëndege të re të Nismës në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:

Edhe këtë të diel, ishim bashkë me anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’së.

Në vazhdën e rritjes me anëtarësi të re dhe shtrirjes organizative, sot themeluam Nëndegën e NISMA’së në fshatin Llashticë, kryetar i së cilës u zgjodh Ilir Ramushi.

Puna dhe përkushtimi i anëtarëve të të gjitha strukturave dhe simpatizantëve po bën që dega e NISMA në Gjilan të ketë rritje gjithnjë e më masive.

NISMA në Gjilan do të bëhet edhe më e fuqishme, më konkurruese me subjektet tjera vetëm duke i mbrojtur dhe pasur në qendër të vëmendjes interesat e qytetarëve të Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 55-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë këtë të…