Nitaj: Autostrada e Dukagjinit na duhet si buka

20 gusht 2019 | 16:41

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se duhet të ndërtohet autostrada e Dukagjinit, ndërtimi i secilës është duke u kundërshtuar nga disa parti politike.

Nitaj ka thënë se autostrada e Dukagjinit iu duhet si buka.

“PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja në Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi! Kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë. Po Autostradës!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

PO Autostradës së DukagjinitHiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo…

Gepostet von Muharrem Nitaj am Dienstag, 20. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdet Rama ka nisur zyrtarisht aventurën e re në kampionatin…