Nitaj: Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit

26 gusht 2022 | 12:41

Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, qeverinë Kurti e ka quajtur “Qeveri qorre”.

Ai ka thënë se është lajm i keq, pasi inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19.2%, e pagat për faqe të zezë.

“Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit e vet. Kosova në krizën më të thellë energjetike në këto 20 vjetët e fundit, reduktimet 6-2 në pikun e verës, e Qeveria nuk reflekton as për gazin amerikan as për termocentralin Kosova e re e nuk e investon asnjë cent për energjinë. Po duket se dojnë me e ba llugë edhe me dialogun”, ka thënë Nitaj.

Duke theksuar se ka ndodhur ajo që nuk është imagjinuar. “Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia. Janë bllokuar investimet kapitale, e parja është bllokuar në arkën e shtetit. E këta hala merren me të shkuarën. I fajësojnë qeveritë e kaluara për gjithçka të zezë në këtë vend. Por nuk e dinë se po “e harrove të shkuarën, po, e ke verbuar një sy, veç po u more me të shkuarën, i ke verbuar të dy”!”, ka deklaruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, Ballkani sot do t’i mësojë kundërshtarët në…