Sot shorti për Ligën e Konferencës, Ademi ka dy fjalë për Ballkanin  

26 gusht 2022 | 12:37

Kampioni i Kosovës, Ballkani sot do t’i mësojë kundërshtarët në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.

Në Stamboll nga ora 14:30 hedhet shorti për këtë fazë, derisa aty po merr pjesë edhe numri një i FFK-së, Agim Ademi.

“Në prag të shortit për UEFA Conference League së bashku me Vadims Lasenko, president i Federatës së Letonisë dhe Tomas Danilevicius, president i Federatës së Lituanisë. Cila prej tri skuadrave të kualifikuara për herë të parë në këtë fazë do të arrijë rezultate më të mira, FC Ballkani, FC RFS apo FC Zalgiris!  Ballkanit i uroj fat në shortin që tërhiqet në orën 14:30 dhe paraqitje tjera dinjitoze në këtë fazë”, thuhet në postimin e Ademit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka reaguar të dërguarit…