Nitaj: Qëndrimi i ShBA-së për FSK-në, korrekt

13 shtator 2018 | 18:40

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar reagimin e Ambasadës  amerikane në Prishtinë rreth miratimin në Qeveri të projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qëndrimi i kësaj ambasade është korrekt.

Sipas tij, mediet e kanë keqinterpretuar këtë reagim të ShBA-së.

 Postimi i plotë i Nitajt:

 Shumë korrekt qëndrimi i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, për projektligjet për FSK-në. Fjalia se “Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm”, shpjegon qëndrimin e ShBA-së, që është edhe kursi që ka ndjekur Qeveria e vendit, për këtë vendim të saj, i cili është analizuar me kujdesin më të madh.

FSK-ja do të jetë forcë ushtarake shumetnike që detyrë parësore ka mbrojtjen e qytetarëve pa dallim etnie apo çfarëdo përkatësie tjetër dhe askush nuk e ka arsyen më të vogël t’i frikësohet krijimit të saj.

Është për keqardhje mosdija për t’i lexuar apo interesi për t’i keqinterpretuar deklaratat për FSK-në.

Po gëzojuni këtij suksesi o njerëz dhe shiheni si suksesin tuaj, sepse i tillë është!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përmes një reagimi për media…