Niveli i dobët i arsimit në Kosovë: Testi i arritshmërisë me pyetje gabim

30 maj 2021 | 20:13

Problemet me arsimin në Kosovë po vazhdojnë, ndërsa ato edhe sot u shpërfaqen në testin e arritshmërisë.

Problem të njëjtë kishte pasur edhe testimet e viteve të kaluara.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar përmes një postimi edhe mësimdhënësi Betim Sherifi.

Postimi i plotë:

Vazhdon avazi i vjetër, formulimi i pyetjeve gabim!

Si edhe në testet e kaluara, testi i arritshmërisë për klasat e IX edhe kësaj here nuk kalon pa probleme.

Në testin e arritshmërisë tek lënda e Gjeografisë asnjëra nga alternativat nuk është e saktë tek pyetja e 43.

Në pyetjen janë dhënë lumenjtë e Shqipërisë:

1.Vjosa
2.Semani
3.Buna
4.Shkumbin

Cila renditje është e saktë e këtyre lumenjve duke filluar nga veriu në drejtim të jugut?

Alternativat e dhëna:

A.2,1,3,4
B.2,3,4,1
C.3,2,1,4
D.3,2,4,1

Kurse renditja e saktë është :

3 Buna
4 Shkumbini
2 Semani
1 Vjosa

Po ashtu problemi tjetër që e ka përcjell këtë herë testin e arritshmerisë ka qenë edhe formulimi i pyetjeve nga tekstet e reja kurse dihet që kjo gjeneratë ka mësuar me tekste të tjera./Reporteri

P.S Foto e testit e siguruar prof Rexhë Morina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Lidhur me librin «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta»…