Një 47-vjeçar gjendet i vdekur në Pejë

04 dhjetor 2022 | 11:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është gjetur i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete.

Policia dhe autoambulanca menjëherë kanë shkuar në vendngjarje lidhur me rastin që ka ndodhur të shtunën.

Po ashtu u tha se dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjeç është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’”, njoftoi Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në…