Një aeroplan i Forcave Ajrore të Britanisë ateron në Prishtinë

15 prill 2022 | 12:57

KFOR-i ka njoftuar se këtë javë ka ateruar në aeroportin e Prishtinës, një aeroplan i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe.

Siç thuhet në njoftim, ai ka zbritur për të kryer një operacion të ndihmave për forca tokësore ushtarake britanike që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“Këtë javë, një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore A400M fluturoi nga RAF Brize Norton ?? në Slatina APOD Kosovë duke kryer një operacion ndihmës në vend për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në KFOR”, thuhet në njoftim.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. A400M operohet gjithashtu nga forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë duke formuar shtyllën kurrizore të transportit ajror të NATO-s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri.…