Një ceremoni fetare shkakton trazira në Cetinje të Malit të Zi

05 shtator 2021 | 11:59

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.

Më 4 dhe 5 shtator protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ngjarjet në Cetinje janë një përpjekje për veprime terroriste dhe porositësit dhe organizatorët janë udhëheqja më e lartë e Partisë Demokratike të Socialistëve në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale.

“Sulmi ndaj policisë është një sulm ndaj shtetit”, ka shkruar Krivokapiq në rrjetin social “Twitter”.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.

Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1207 pacientë po marrin trajtim nga Covid-19 në klinkat COVID…