Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga Agim Shahini është pritur në takim nga kryeministri Dritan Abazoviq

17 mars 2023 | 00:57

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga z.Agim Shahini, kryetari i AKB-së, të enjtën është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga AKB-ja.

Njoftimi i plotë i AKB-së:

Kryeministri Abazoviç shprehi kënaqësin e Qeverisë së vet që pati mundësi që të pret një delegacion të AKB-ës dhe bizneseve të Kosovës ku shprehi gatishmërin e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe turistik përmes investimeve tē përbashkëta në Mal të Zi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit si një vend i sigurt dhe tërheqës për investitirët e huaj e sidomos ata të Kosovës.

Kryetari Shahini falenderoi Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçi  për pritjen dhe gatishmërin e tij për të mbështet investitorët kosovarë në Mal të Zi të cilët janë të shumtë, kryesisht në bregdetin dhe Rivieren e Ulqinit por edhe tek kryeqyteti në Podgoricë si dhe në Budvë dhe Bari për të cilën kosovarët qoftë biznese apo edhe investime individuale po japin shembull të mirë dhe po bëhen model si investitorë në Mal të Zi.

Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona janë të ulëta të cilat kapin shumën mbi 60 milion euro të cilat në krahasim me vendet e tjera mbetet ende mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve tona.

Delegacioni i AKB-së i përbërë nga kryetari Agim Shahini, nënkryetari Suat Berisha, Shkëlzen Jusaj, Anëtarë Bordi, Gazmend Abrashi, Konsull Nderi i Mali të Zi në Kosovë, znj. Lumnije Ajdini, Drejtore menaxhuese e AKB-ës, Artan Kuqi  anëtarë i AKB-së ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është takuar…