Një delegacion i Batalionit “Atlantiku” do t’i bashkohet protestës në Hagë në mbrojtje të çlirimtarëve (foto)

30 mars 2023 | 18:37

Më 3 prill do të nis procesi i gjykimit ndaj ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

Për këtë shkak në këtë datë do të protestohet në Hagë, në mbrojtje të çlirimtarëve

Diaspora e cila jeton dhe vepron në vendet e Evropës e deri në Amerikë kanë mbështetur këtë protestë, ku edhe kanë paralajmëruar pjesëmarrjen më 3 prill në Hagë.

Një delegacion nga Amerika, Batalioni “Atlantiku”, kanë bërë me dije se do t’i bashkohen kësaj proteste në Hagë, në mbrojtje të çlirimtarëve.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…