Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda qëndron sot në Kosovë

04 korrik 2022 | 08:16

Në Prishtinë sot do të qëndrojë një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda.

Të dy delegacionet do të priten nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Delegacionet do të  kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Takimet do të zhvillohet në objektin e Qeverisë me fillim nga ora 08:45.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim delegacione nga shteti i Finlandës dhe i Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj. Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 korrik, 1776 kolonitë e atëhershme të shtrira në…