Një epokë e re e inovacionit të smartphone-ve do të shpaloset së shpejti

27 korrik 2021 | 16:56

TM Roh njoftoi atë që mund të presim nga Samsung Unpacked i rradhës. Sipas postimit të tij të fundit në blog, përdoruesit mund të presin nga Unpacked i ardhshëm pajisje revolucionare me tiparet e smartphone-ve Galaxy Note

Zagreb-TM Roh, presidenti dhe shefi i komunikimeve në Samsung Electronics, në postimin e tij të fundit në blog njoftoi se çfarë mund të pritet nga Galaxy Unpacked: Get Ready to Unfold, i cili do të zhvillohet në 11 gusht në orën 16:00 përmes kanalit zyrtare të kompanisë në YouTube si dhe faqes zyrtare të Samsung Newsroom. Në postimin e tij në blog, TM Roh rikujtoi vitin e kaluar, duke vënë në dukje se kompania ka zhvilluar serinë e saj të smartphone-ve Galaxy Z që do të riformojë nocionin se si e përjetojmë smartphone-in dhe do sjellë një përvojë të re përdoruesi. Për më tepër, ai deklaroi se Samsung vazhdon të përqendrohet në përvojën epike të kamerës, teknologjinë më të avancuar, jetëgjatësinë e baterisë dhe mbrojtjen e fuqishme.

“Ndërsa jemi duke studjuar të gjitha mënyrat për t’u siguruar përdoruesve më të mirën, ne shpesh e gjejmë veten në një territor të paeksploruar. Kur kemi lançuar serinë e smartphone-ve Galaxy Fold, ne krijuam një kategori krejt të re të pajisjeve, por nuk u ndalëm këtu. Ne gjithashtu kemi ofruar risi të shumta me smartphone-t Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip, ku kemi kombinuar përvojën superiore të ndërrimit të smartphone-ve së bashku me karakteristikat që përdoruesit i dinë dhe i duan. ” – shkruajti TM Roh, duke theksuar ngazëllimin e tij për gjeneratën e tretë të smartphone-ve që po vjen.

TM Roh thekson gjithashtu bashkëpunimet me drejtuesit e industrisë si Google dhe Microsoft, të cilat kanë rezultuar në teknologji të sigurt dhe të optimizuar për ritmet e shpejta të jetës së përditshme sot. “Ne në mënyrë të vazhdueshme bashkërisht zhvillojmë zgjidhje të nivelit më të lartë të sigurisë në bashkëpunim me partnerët kryesorë, për të mbrojtur pajisjet dhe privatësinë e secilit prej përdoruesve tanë. Në këtë mënyrë, të gjitha aplikacionet dhe të dhënat mund të menaxhohen plotësisht pa u shqetësuar “, tha TM Roh.

Një kapitull i ri i inovacionit ka filluar

Në njoftimin e tij publik, TM Roh zbuloi disa detaje që mund të presim nga pajisjet e reja që do prezantohen në Unpacked: “Galaxy Z Fold kombinon gjithçka që ne duam nga smartphone-t dhe tabletët. Ai sjell një mënyrë krejt të re të të punuarit, lidhjes dhe krijimit të përmbajtjes. Nga ana tjetër, Z Flip sjell një tërheqje elegante, dizenjimi i të cilit përbëhet nga materiale të reja të ndryshme. Kjo është arsyeja pse në Unpacked ne do të prezantojmë disa surpriza të reja për këto smartphone, përfshirë S Pen të krijuar posaçërisht për pajisjet e palosshme. ”

Ajo që është gjithashtu interesante të theksohet janë fjalët e TM Roh në lidhje me serinë Galaxy Note, ku ai shpjegoi se në vend të prezantimit të zakonshëm të telefonave inteligjentë Galaxy Note për këtë periudhë të vitit, pajisjet e reja do të përfshijnë gjithashtu disa nga tiparet e telefonit Note që përdoruesit pëlqejnë .

A është e mirë – mjaftueshëm e mirë?

Në përputhje me ngjarjen e ardhshme, eventin virtual Unpacked – Get Ready to Unfold, Samsung ka lançuar gjithashtu një fushatë të veçantë reklamuese në ambientetet e jashtme e motivuar nga motoja “A është mirë – mjaftueshëm e mirë?”, duke i ftuar përdoruesit të zbulojnë përgjigjen e kësaj pyetjeje. Fushata shërben për të inkurajuar përdoruesit të marrin në konsideratë nëse ata janë vërtet të kënaqur me smartphone-t e tyre aktualë, ku zgjidhja e duhur mund të ofrohet thjesht nga pajisjet që do të prezantohen më 11 Gusht.

Përdoruesit mund të shikojnë Samsung Galaxy Unpacked 2021: Get Ready to Unfold , virtualisht përmes kanalit Samsung YouTube më 11 gusht 2021 në 16:00 përmes linkut: www.youtube.com/samsung.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar që para…