Një fëmijë bie nga objekti në lagjen “Arbëria” të Prishtinës

15 korrik 2021 | 13:17

Para pak çastesh një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën  “Kasem Haxhimurati” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore për të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën ‘Kasem Haxhimurati’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicistes Kimete Berisha, i është fshirë një shkrim nga rrjeti…